Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë- Milot, teksa një furgon mallrash ka përplasur këmbësorin 60-vjeçar i cili po kalonte rrugën.

Në gjendje të rëndë ai është transportuar menjëherë tek Spitali i Traumës në Tiranë.

“Sot, rreth orës 08:50, në aksin rrugor Milot-Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin M.F.,ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N.P., i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhët nën kujdesin mjekësor në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.