Është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes së dyfishtë mbrëmjen e të martës në Kurbin.
Bëhet fjalë për Aurel Shurbin 30 vjeç, i cili mësohet se ka pasur një konflikt tre ditë më parë me dy të plagosurit Agron Mema dhe Klevis Leka, 50 dhe 30 vjeç.
Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur Ura e Drojës. Dajë e nip kanë marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet se janë jashtë rrezikur për jetën.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





