Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në vendin e quajtur Ura e Drojes në Kurbin.

Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur: 50-vjeçari Agron Mema dhe 30-vjeçari, Klevis Leka, i cili dyshohet se ishte shënjestër e një atentati me armë.

Të plagosurit kanë lidhje farefisnore midis tyre, përkatësisht dajë dhe nip.

Ata kanë marrë plagë në pjesën e këmbëve dhe mësohet se ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur ne rrethana ende te paqarta, ndërsa Policia ka shoqëruar disa persona dhe po punon për të zbardhur dinamikën.