Kosova ka regjistruar vetëm një rast me koronavirus në 24 orët e fundit sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë.

“Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë)”, është thënë në njoftim.

Por një lajm tjetër i mirë është se 87 persona janë shëruar.

Përgjatë 24 orëve të fundit, ky institut ka thënë se janë kryer 220 teste për këtë virus.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, deri më tani në Kosovë janë regjistruar 856 persona të infektuar, 490 të shëruar dhe 26 të vdekur si pasojë e Covid-19.