Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Sarandës pasi kanë goditur me sende të forta në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit një person.

Në pranga kanl rënë shtetasit e identifikuar si A.Aleksi 30 vjeç dhe F.Kola 24 vjeç.

Kapja e tyre u bë në datën 4 maj rreth orës 14:30 në dyqanin e shtetasit të plagosur Sh.Sh 59 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Dy te rinjtë akuzohen për plagosje të lehtë me dashje në bashkëpunim.