Në Itali janë regjistruar 195 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Numri i përgjithshëm i viktimave në mbi 2 muaj ka arritur në 29,079 dhe numri i të infektuarve 211,938.

1,221 raste pozitive më shumë janë regjistruar në 24 orë, duke e rritur numrin aktual të personave pozitivë me COVID-19 në 99,980.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,225 pacientë të shëruar e numri i përgjithsëm i tyre ka arritur sot në 82,879 persona.