Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, i cili shpërndante lëndë narkotike në kryeqytet.

Mësohet se i riu në momentet e arrestimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË

Strukturat e Policisë, krahas angazhimit për zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditën një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin M. D., 17 vjeç, i cili në momentet e arrestimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.

Gjatë kontrollit fizik iu gjetën 7 qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.