Një kafshë “pritëse e ndërmjetme” kaloi koronavirusin nga lakuriqët e egër te njerëzit, tregojnë provat.

Por ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit thotë se studimi tregon për “origjinën natyrale” të virusit, disa shkencëtarë thonë se nuk mund të dihet kurrë se si u infektua personi i parë.

Mbetet e paqartë nëse kjo kafshë pritëse u shit në tregun famëkeq të kafshëve të egra Wuhan në Kinë.

Por tregtia e jetës së egër shihet si një burim i mundshëm i këtij infektimi. Studiuesit thonë se tregtia siguron një burim të transmetimit të sëmundjes nga speciet te speciet.

Prof. Andrew Cunningham, nga Shoqëria Zoological e Londrës, shpjegoi: “Ne në të vërtetë kemi pritur që diçka e tillë të ndodhë për një kohë. Këto sëmundje po shfaqen më shpesh vitet e fundit si rezultat i shkeljes njerëzore në habitatin e egër dhe rritjen e kontaktit dhe përdorimit të kafshëve të egra nga njerëzit.”