Spanja vijon me uljen e numrit të viktimave për shkak të koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 164 vdekje nga COVID-19, duke e çuar numrin në total në 25 428 viktima.
Gjithashtu ka rënë numri i rasteve të reja të prekur nga koronavirusi, në 24 orët e fundit janë regjistruar 358 të infektuar, një rënie e ndjeshme krahasur me një ditë më parë që kishte 838.
Spanja është në prag të rihapjes dhe bashkë me Francën dhe Italinë po shënon ulje sa i përket shifrave të COVID.





