Një automjet i blinduar që transporton valutë është përfshirë nga flakët në afërsi të qytetit të Libohovës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe mësohet se automjeti i blinduar i ruajtjes së sigurisë “Nazeri”, ka marrë flakë në pjesën e përparme të motorrit duke rrezikuar shkrumbimin e saj.

Nuk dihet nëse në brendësi të mjetit ka pasur para, por menjeherë forcat ruajtëse të kesaj firme kanë lajmëruar zjarrfikësit e Libohovës, të cilët lokalizuan flakët dhe shmangën djegien e plotë të mjetit.

Nuk raportohet për të lënduar.