Pas Italisë edhe Franca ka dhënë një sinjal pozitiv në luftën ndaj COVID-19 pasi në 24 orët e fundit ka regjistruar 135 viktima.
Kjo është shifra më e ulët që shënon Franca prej 22 marsit ndërsa numri i viktimave në total shkon rreth 25 mijë të vdekur.
Ndërkohë për të 25-tën ditë radhazi ka rënie të pacientëve në terapi intensive në 3 827 si dhe të atyre në spitale 25 827.
Franca për 1 javë shkon në një rihapje graduale dhe për të këto shifra janë pozitive.





