Vazhdojnë akuzat për Kinën nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për origjinën e shpëndarjes së Covid-10.
Sulmi i fundit vjen nga Sekretari amerikan e shtetit Mike Pompeo, i cili tha se kishte “prova të mëdha” që pandemia e koronavirusit kishte origjinën në një laborator në Wuhan, Kinë.
“Ka prova të shumta për faktin që koronavirusi nga dalë nga laboratori viroligjik i Wuhan”, ka thënë ai në “ABC This Week”.
“Unë mendoj se e gjithë bota mund të shohë tani, mbani mend, Kina ka një histori të infektimit të botës dhe drejtimi të laboratorëve nën standarde”, tha Pompeo.
Sipas tij, përpjekjet e Kinës për të minimizuar koronavirusin ishin përpjekje klasike të dezinformimit komunist, që “krijoi një rrezik të madh”.
“Presidenti Trump është shumë i qartë: ne do t’i konsiderojmë ata përgjegjës”, u shpreh Mike Pompeo.





