Numri i vdekjeve në Spanjë nga koronavirusi u rrit me 164 viktima të dielën, duke shënuar 25.264 viktima në total.
Sipas të dhënave të ministrisë së shëndetësisë, sot është shënuar rritja më e ulët një ditore që nga 18 marsi.
Rastet e konfirmuara të virusit u rritën në 217.466, nga 216.582 qe ishin të shtunën, tha ministria, raporton Reuters.
Madridi dhe Katalonja mbeten dy rajonet më të prekura, me përkatësisht 8,332 dhe 5,185 viktima.
Shkalla e rënies së vdekjes është një shenjë inkurajuese për Spanjën, e cila të shtunën ndërmori një hap të madh drejt heqjes dorë nga bllokimi i saj i ashpër, duke lejuar të rriturit të dalin jashtë për herë të parë në shtatë javë.





