Një makine tip “Mercedez Benz” i është vënë eksploziv në qendër të qytetit të Delvinës.

Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 00:22.

Ndërkohë bëhet me dije se makina është në pronësi të Vango Zotos 53-vjeç, shofer i linjës Delvinë-Athinë.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.