Kanë qenë vetëm për disa ditë të dhënat pozitive në Itali përsa i përket pandemisë së koronavirusit.
Gjatë ditës së sotme, Emergjencat Civile raportojnë se 474 persona kanë humbur jetën nga virusi vdekjeprurës në 24 orët e fundit duke e çuar në 28.710 numrin e viktimave. Numri i dates 2 maj është gati dyfish më i lartë sesa ai i ditëve të fundit. Sipas La Repubblica, rritja e dites se sotme ka lidhje me faktin se 194 viktimave te 24 oreve te fundit u jane shtuar edhe 280 te vdekur gjate muajit prill, por qe jane regjistruar diten e sotme.
Rastet e reja me Covid-19 janë 1900, ndërsa pacientët që kanë fituar betejën me virusin në 24 orë numërohen 1665, duke e çuar numrin ne total ne 79.914.
Numri total i te prekurve nga Covid-19 qe nga fillimi i pandemise eshte 209.328 persona.





