Sipas të dhënave të “Worldometers”, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në botë ka kapur shifrën 3,402,034.
Ndërkohë numri i vdekjeve nga COVID-19 ka arritur në 239,622, ndërsa numri i të shëruarve është 1,083,901. Rastet aktive janë 2,078,511.
SHBA është shteti më i goditur me numrin më të lartë të të vdekurve (65,776 ) dhe të infektuarve (1,131,492). Italia është e dyta sipas numrit të të vdekurve me gjithsej 28,236 viktima dhe 207,428 raste nga fillimi i pandemisë, ndërsa Spanja ka numrin e dytë të rasteve të konfirmuar, gjithsej 242,988 me 24,824 viktima.
COVID-19 për herë të parë u shfaq në qytetin kinez Wuhan në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Përkundër rritjes së numrit të rasteve, shumica e të infektuarve vuajnë nga simptoma të buta dhe shërohen nga koronavirusi.





