Urbanisti Ardian Muka, përmes një statusi në rrjete sociale, ka reaguar fort ndaj vendimit të marrë ditën e djeshme nga Këshilli Bashkiak për shembjen e një sërë shkollash dhe objektesh të tjera arsimore në Durrës, të cilat Instituti i Ndërtimit ka arritur në përfundimin se janë dëmtuar rëndë nga tërmeti.
“Komiteti i ri ekzekutiv” siç e quan Muka Këshillin Bashkiak të Durrësit, ka filluar punën në operativitet të plotë.
Ish-këshilltari bashkiak në mandatin e kaluar nënvizon faktin se në këto godina që tani janë vendosur të shemben, u kthyen të bëjnë mësim nxënësit.
“Tani dua te me behen qytetaret durrsake deshmitare,qe pas termetit, ne disa nga keto godina, me aprovimin dhe akt konstatimet e “pa thelluara ” te Institutit, u kthyen nxenesit dhe femijet per te vazhduar mesimin, pra ne gjykimin e sotem ne kushte jo sigurie!!!”.- shkruan ai.
Urbanisti Muka vë theksin tek moskompensimi i asnjë qytetari durrsak deri më tani për dëme e pësuara në banesë, ndërkohë që fondet për shkollat që do shemben do ushqejnë tentakulat e euro-korrupsionit për blerjen e votave në zgjedhjet e ardhshme.
“Nje pjese e mire e ketyre fondeve do ushqejne tentakulat e euro-korrupsionit per blerjen e votave ne zgjedhjet e ardhshme, nderkohe qe nuk i eshte dhene asnje kacidhe asnje qytetari durrsak per te riparuar demet e termetit per godinat private apo ne pallate, nderkohe qe qytetaret flene cadrave apo shtepive te dynjase sepse nuk kthehen dot ne banesat e tyre te demtuara,ne pritje te miliard euroshit qe Qeveriu premtoi per te bere riparimet e shtepive,”,- shkruan Muka.
Sipas tij, ndërsa janë kryer akt-ekspertizat për objektet shkollore, ende nuk është gjetur koha për ekspertizat e thelluara për dëmet në banesa e pallate.
“”Komiteti Ri Ekzekutiv” gjeti kohen me urgjence te shembe shkollat e kopshtet ,por nuk ka kohe te vazhdoje procedurat e verifikimit “te thelluar ” te demeve te banesave per ti ardhur ne ndihme qytetareve te thjeshte
Kjo nuk eshte “Bashkia qe duam” ,kjo nuk eshte bashkia qe durrsaket meritojne!!”,– e mbyll postimin e tij Muka.





