Nga e thënë në të bërë, Jose Mourinho kalon në vepra teksa është përfshirë plotësisht në ndihmë të komunitetit në nevojë si pasojë e Covid-19.
Pak ditë më parë, tekniku portugez njoftoi se do të ishte pjesë e një projekti në shpërndarjen e produkteve të freskëta. Këto ditë Mourinho është parë duke ndihmuar stafin e ngritur në qendrën e klubit të Tottenham, në shpërndarjen e perimeve dhe produkteve të tjera.
Kjo nuk është hera e parë gjatë kësaj periudhe pandemie ku Mourinho merr pjesë si vullnetar, më herët e ka bërë diçka të tillë duke shpërndarë ushqime dhe ilaçe për pensionistët të cilin ishin të detyruar të qëndronin në karantinë.





