Balkan Web zbardh votimin për kontratën me PPP të Porto Romanos, e cila u votua sot në seancën plenare me 83 vota pro.

Kontrata në fjalë është për shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të portit. Mësohet se dy deputetë të Partisë Socialiste nuk iu janë bindur vendimit të grupit.

Bëhet fjalë për deputetin Ditmir Bushati, i cili nuk ka marrë pjesë në votim, ndërsa Ilir Beqaj ka abstenuar.

Mes votave kundër kanë qenë 14 deputetë, ndërsa 4 abstenim.