Në 24 orët e fundit, Britania e Madhe ka shënuar 601 viktima të reja nga COVID-19 teksa totali ka shkuar në 22 mijë e 279 të vdekur.
Mes viktimave të ditës së fundit është dhe një 14-vjeçar i shëndetëshëm.
Në Angli u shënuan 455 viktima, 83 në Skoci dhe 73 në Uells.
Autoritetet zyrtare po përgatiten për të bërë një rinumërim të viktimave për të nxjerrë numrin real pasi dyshohet se ka shumë raste vdekjesh me COVID-19 të paraportuara që kanë ndodhur në kushte shtëpie.





