Dy persona humbin jetën në rrethana misterioze në Elbasan.
Sipas Balkan Web, një 70-vjeçar, banues në një fshat të Elbasanit, ndërsa priste rradhën të merrte shërbim në sportelet e një Banke të nivelit të dytë është rrëzuar papritur dhe është përplasur mbi një bordurë duke dëmtuar rëndë edhe kokën.
Personi i identifikuar si Bashkim Balla është transportuar në spital por ka ndërruar jetë menjëherë. Paraprakisht dyshohet se viktima mund të ketë pësuar atak në zemër, gjithsesi autopsia do përcaktojë shkakun e vdekjes së tij.
Ndërkaq po në qytetin e Elbasanit një burrë i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në rrethana ende të paqarta për të afërmit e tij. Gjatë kësaj jave në Qarkun e Elbasanit jane rregjistruar disa raste vetëflijimi.





