Një person ka humbur jetën në Vlorë, i qëlluar nga fqinji i tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari”, ku pas sherrit me fqinjin, ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi Bujar Mehmeti, 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sipas të dhënave paraprake policore, fqinjët janë zënë mes tyre pas një konflikti për çështje pronësie.
Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen “11 Janari” Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M., 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.





