Ish-deputeti i PD, Endri Hasa, publikon videon me të cilën tregon se si, sipas tij, mashtron kryeministri Edi Rama.

“Dëgjojeni kllounin se si mashtron dhe sdi cfarë flet. Konfuzion dhe hatanë e ka bërë ai në trurin e tij të mbrapshtë duke predikuar se si do mbusheshin rrugët me 18.000 të vdekur nga mortja e shekullit.

Kllouni t’i lërë shfaqet, të shtojë testimet dhe të lejojë menjëherë fillimin masiv të testimit të antitrupave për të kuptuar më qartë gjendjen që të fillojë të çlirohen njerëzit nga mbylljet dhe hapjet e karantinës me Facebook”, shkruan Hasa në Facebook.