639 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe. Kështu numri total i vdekjeve në Britani ka shkuar në 21 mijë e 731 viktima.

Ndryshe nga dita e djeshme ku u shënuar 360 viktima, numri i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në Britaninë e Madhe është rritur gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i vërtetë i njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19- përfshirë në shtëpitë e përkujdesjes dhe  strehimoret, besohet të jetë më i lartë.

Në vlerësimin e saj të fundit, Zyra për Statistikat Kombëtare në Britaninë e  Madhe përllogariti numrin e të vdekurve deri në 17 Prilli si 52% më lartë se shifra e lëshuar nga qeveria.

Ajo zbuloi se 21 284 njerëz vdiqën nga Covid-19 deri në atë datë, krahasuar me shifrën e 13.917 vdekjeve të pacientëve në spital të shpallur në atë datë.