Rriten sërish shifrat e të vdekurve nga koronavirusi në Itali.
Sipas buletinit të Mbrojtjes Civile Italiane, në 24 orët e fundit janë regjistruar 382 vdekje, nga 333 që ishin një ditë më parë.
Numri total i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 27.359 viktima.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2317 persona të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 68.941.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar 201.505 të prekur nga koronavirusi.





