Kryeministri Edi Rama njofton se mbrëmjen e sotme do të publikohet vendimi për vitin shkollor, nëse do të vazhdojë online apo do të mbyllet dhe përsëritet, për shkak të koronavirusit.

Lajmi do të bëhet i ditur nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila pritet të dalë në konferencë pas dy orësh.

“Live në 19:00  Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, mbi vitin shkollor 2019-2020 në kushtet e sfidës së dyfishtë të mbrojtjes së shëndetit e të jetës dhe mbrojtjes së investimit të nxënësve e të familjeve për shkollimin e këtij viti”, shkruan Rama.