Aktivitetet sportive janë të ndaluara pothuajse në të gjithë botën. Një gjë e tillë nuk ndodh në Nikaragua, ku futbolli vazhdon normalisht. Mbrëmjen e djeshme veç futbollit është zhvilluar gjithashtu një ndeshje boksi madje edhe me tifozë të pranishëm në sallë.

Siç duket në Nikaragua nuk duan t’ia dinë për Covid-19 dhe vazhdojnë pa asnjë problem aktivitetet e tyre edhe pse me kontrolle të shumta. Në ndeshjen e boksit të zhvilluar dje, tifozët hynë në sallë pas matjes së temperaturës dhe duhet të qendronin një metër larg njëri-tjetrit.

Boksierët para se të ndesheshin me njëri-tjetrin lyheshin me dezinfektues e më pas “luftonin” mes tyre. Diçka e tillë duket si çmenduri në shumë vende të ndryshme të botës, por në Nikaragua guxojnë të bëjnë dhe vazhdojnë jetën normalisht.