Sipas buletinit të Mbrojtjes Civile Italiane, në 24 orët e fundit janë regjistruar 333 vdekje.
Numri total i personave që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 26.977 viktima.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1696 të shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 66.624.
Që nga fillimi i pandemisë në Itali janë regjistruar më shumë se 200 mijë të prekur nga koronavirusi.





