Ambasada e SHBA në Tiranë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët amerikanë që mund të jenë bllokuar në vendin tonë për shkak të mbylljes së kufijve nga koronavirusi.

Përmes një postimi në Facebook ambasada njofton se në orën 12:00 ditën e premte niset një fluturim charter nga Tirana në Frankfurt.

“Ambasada Amerikane ka marrë informacion mbi një fluturim charter nga Tirana në Frankfurt, që niset të premten, 1 maj, ora 12:00 dhe bileta kushton 199 Euro. Nëse jeni qytetar amerikan ose rezident ligjor i përhershëm dhe jeni të interesuar të merrni më shumë informacion mbi këtë fluturim, ju lutemi të nisni menjëherë një email në [email protected]”.