Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër më të godituara nga koronavirusi. Ndërkohë, raportohet se numri i viktimave në 24 orët e fundit është ulur. Sipas informacioneve, 685 persona kanë humbur jetën brenda një dite.

Numri i të infektuarve me virus në 24 orët e fundit në Amerikë ka shkuar në 10.106 persona.

Numri total i të vdekurve nga virusi në Amerikë ka shkuar në 54.941 vetë. Sa i përket të infektuarve, numri total i tyre në SHBA ka shkuar në 970.757 njerëz.