Një studim i bërë ka treguar se pacientët me koronavirus që futen në ventilator kanë vetëm 34% shanse për jetuar dhe mposhtur sëmundjen.
Ky studim i jep edhe më shumë zë, fjalëve të doktorëve të cilët thonin që sëmundja është shumë tinzare dhe me shumë të panjohura.
Shifrat vijnë nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv (ICNARC) në Britaninë e Madhe dhe bazohen në një kampion ku janë testuar 6.720 pacientë me koronavirus.
Rreth dy të tretat e pacientëve që ishin me ventilator (frymëmarrje të drejtuar) e humbën luftën me Covid-19. Të dhënat treguan se 1,744 (65.4 përqind) vdiqën pasi ishin në kujdes intensiv, ndërsa rreth 923 (34.6 përqind) arritën të shërohen.





