Gjatë ditës së sotme, 368 vdekje të tjera nga koronavirusi janë regjistruar në Britani, duke regjistruar shifrën më të ulët gjatë këtij muaji.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve është mbi 20 mijë persona.
1,249 pacientë kanë vdekur deri tani në Skoci pas testimit pozitiv me Covid-19, një rritje prej 18 personash nga 1.231 të shtunën, konfirmoi qeveria skoceze, raporton Daily Mail.
Shifrat e publikuara në faqen e internetit të qeverisë skoceze konfirmuan se 1,735 pacientë janë në spital të konfirmuar ose dyshuar me Covid-19. Nga këto, 133 janë në kujdes intensiv.
Në Uells, 14 persona të tjerë kanë vdekur pasi rezultuan pozitiv me koronavirus, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve atje në 788, thanë zyrtarët shëndetësorë.





