Të dhënat e fundit nga “Worldometers” tregojnë se numri i vdekjeve nga koronavirusi ka shkuar në 203,307, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në 2,923,119 dhe numri i të shëruarve në 837,323.
SHBA vazhdon të jetë vendi më i prekur nga koronavirusi me 960,896 raste të konfirmuara dhe 54,265 vdekje.
Me 26,384 viktima Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve dhe me 195,351 të infektuar, ndërsa Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 223,759 të infektuar dhe 22,902 viktima.
Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.





