Italia ka shënuar 415 viktima dhe 2,357 raste pozitive më shumë gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.

Numri i viktimave që nga nisja e pandemisë deri më sot ka rritur në 26,384 dhe numri i të infektuarve në 195,351.

Akualisht numri i personave pozitiv me Covid 19 është 105,847 dhe janë 680 persona më pak se një ditë më parë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 2,622 të shëruar e aktualisht numri i personave te shëruar është 63,120.

Repartet e terapisë intesive kanë regjistruar 71 pacientë më pak në 24 orët e fundit. Numri total i tyre është sot 2102.