Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një video të publikuar nga “Euronews”, ku thuhet se flamingot janë dyndur në vendin tonë gjatë pandemisë.
“Flamingot rozë po dynden në Shqipëri dhe po argëtohen në ujin e kripur në brigjet perëndimore të vendit. Numri është rritur me një të tretën, ndërsa shijojnë qetësinë e re gjatë mbylljes totale nga COVID-19. Por ata nuk janë zogjtë e vetëm që po shtrijnë krahët. Pelikanët kaçurrelë janë duke lulëzuar në qetësi. Ruajtësit e tyre shpresojnë që qetësia do t’i shtyjë zogjtë të riprodhohen”, shkruan Euronews.
“MIRËMËNGJES, Çfarë mrekullish ka Shqipëria”-shkruan Rama në postimin e tij në Facebook krahas videos.





