Britania e Madhe ka regjistruar sot 768 viktima të tjera nga COVID-19 duke e çuar numrin në totalin në 19 mijë e 506 të vdekur.

Qeveria britanike po del jashtë pritshmërive pasi shpresonte që të mbante numrin e vdekjeve nën 20 mijë por duket se nga nesër kjo shpresë do të thyhet.

Po ashtu mbi 5 mijë raste të reja u regjistruan sot dhe tashmë Britania ka plot 143 mijë e 464 të infektuar me COVID-19.

Qeveria nuk po mendon për një lehtësim masash teksa vende të tjera në Europë si Italia, Spanja, Franca dhe Austria planifikojnë rihapje në maj.