Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në Facebook tha se nga fillimi i javës do të ketë lëvizje të relaksuara në disa qytete të cilat cilësohen me risk të ulët.
Bëhet fjalë për qarkun e Gjirokastrës dhe Dibrës, Sarandën, Konispolin dhe Himarën, që do të kenë mundësi të lëvizin mes njëra-tjetrës, si dhe Pogradeci, Përrenjasi dhe Librazhdi, dhe Bashkia e Divjakës.
“Nga fillimi i javës tjetër në një sërë vendesh do të kemi një relaksim më të madh se në Tiranë apo qytete që janë me risk me të madh. Nuk do të hapet transporti nga një qytete në tjetrin, edhe për disa javë, por do të lejohet lëvizje e relaksuar në zona që kanë risk të ulët. Qarku i Gjirokastrës do të ketë më shumë lehtësira, po kështu qarku i Dibrës, Bashkia e Divjakës, Sarandës, Konispolit dhe Himarës do kenë lëvizje edhe mes njëra-tjetrës, po kështu edhe Pogradeci, Përrenjas dhe Librazhd. Me këto zona jemi kuptuar mirë, por jemi shumë të qartë: hapja sjell rrezikshmëri më të lartë patjetër për infektimin por edhe mundësinë që numrat të rriten, që do të thotë ne nuk mund të rrimë mbyllur deri sa të dalë vaksina, por duhet të garantojmë sjelljen…”, tha Rama.





