Në një komunikim live me ndjekësit në Facebook, kryeminstri Edi Rama ka konfirmuar se duke nisur nga sot në orën 17:30, deri në mëngjesin e së hënës, vendi do të jetë në izolim të plotë.
Rama tha se të gjithë do të jenë të izoluar në shtëpi, përveç atyre që kanë punë specifike.
“Fundjava do të jetë e bllokuar. E shtuna e diela, e bllokuar. Të gjithë në shtëpi. Përveç atyre që janë në punë. Jemi në situatë pozitive. Por situata pozitive është e përmbysshme.”





