Kuvendi ka miratuar sot shtyrjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vend për shkak të Covid-19 deri më 23 qershor 2020.
Mazhoranca dhe opozita parlamentare kanë grumbulluar 91 votat për miratimin e këtij vendimi, ndërsa 5 deputetë kanë votuar kundër dhe 3 kanë abstenuar.
Kujtojmë se më 24 mars u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi, ndërsa qeveria vendosi që ta shtyjë me dy muaj të tjera, pavarësisht se opozita ka qenë kundër.





