Deputeti Halit Valteri teksa deklaroi se nuk iu është dhënë shumë kohë në dispozicion për të folur, paralajmëroi se opozita e re mund të lërë Kuvendin dhe të djegë mandatet, ashtu sikur bënë deputetët e PD-së dhe të LSI-së.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se mazhoranca bën ligjet dhe nuk pyet për opozitën.
“Ne duam kohë të flasim, se keni blerë 25 deputetë këtu e votojnë sipas atyre që doni ju e që ua dërgoni në Whattsapp. I bëni ligjet si të doni dhe nuk pyesni fare për opozitë. Nëse doni ne ikim fare nga këtu e bëjmë siç bënë atë të parët, por kemi menduar të bëjmë diçka ndryshe. Për ça e do kohën mazhoranca, për të mbrojtur tenderat sekret që i bëni natën”, tha deputeti.





