Diën e sotme në orën 13:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje emergjente nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik, me këtë rend dite:

1.Miratimin për prishjen e detyruar të ndërtesave me emërtimin “qendra shëndetësore”, që mbajnë nr. 15 dhe 17 të listës, që me vkm nr. 295, datë 2.5.2012, kanë kaluar në pronësi të komunës ishëm (sot bashkia durrës), për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe se nuk mund të riparohen, sipas aktekspertizës së thelluar, realizuar nga instituti i ndërtimit dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista përfundimtare të pronave të paluajtshme, të pronës me nr.15, me vendodhje në fshatin Likmetaj dhe nr.17, me vendodhje në fshatin Draç, njësia administrative Ishëm, me emërtimin “Qendra shëndetësore”, që me vkm nr. 295, datë 2.5.2012, kanë kaluar lagja nr.1 , sheshi “Liria”, web: www.durrës.gov.al , e-mail : [email protected] në pronësi të komunës Ishëm (sot bashkia Durrës)

2. Projektvendimi për miratimin në parim të prishjes së detyruar të 12 ndërtesave pronë private, në zbatim të ekspertizave së thelluara të hartuara nga instituti i ndërtimit.

Në mbështetje të nenit 5 të Aktit Normativ të Këshillit Ministrave nr.3, datë 15.03.2020, të nenit 18, nenit 81 të Rregullores së Brëndshme të Këshillit Bashkiak Durrës, anëtarët e Komisionit të Këshillit Bashkiak pasi shqyrtojnë me njëri-tjetrin elektronikisht projektvendimin përkatës, dërgojnë me e-mail propozimin e tyre (RAPORTIN) mbi projektvendimet.

Mbledhja e KB ishte planifikuar një ditë më parë, përpara se të njoftohej zyrtarisht dorëheqja e Zhuljen Varfajt nga posti i kryetarit të bashkisë. Pavarësisht që nuk është e përcaktuar në rend dite, nuk përjashtohet mundësia që po në këtë mbledhje të votohet edhe kryetari/ja e re në detyrë e bashkisë së Durrësit.