Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega i bën thirrje qeverisë Rama që të anulojë paketën ligjore për median, e cila u miratua nga Kuvendi në dhjetor.
Duke iu referuar raportit të Reporterëve pa Kufi ku Shqipëria renditet e 84-ta në 180 vende të botës, Lega thekson se është përkeqësuar liria e medias.
“Kufizimi i lirisë së shprehjes, informimit e medias është i papranueshëm në një vend që aspiron për anëtar të Bashkimit Europian. Ligjet (e pezulluara) për median do e përkeqësojnë më tej lirinë e medias në Shqipëri”, deklaron Lega.





