Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zhvilluar sot një bashkëbisedim online me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, Christian Danielsson.

Cakaj shkruan në Facebook, se në këtë komunikim bashkëfolësit nënvizuan veçanërisht faktin, se pas çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, duhet shtuar angazhimi për plotësimin e të gjitha detyrimeve të nevojshme në rrugën e anëtarësimit.

POSTIMI I PLOTË

Sapo zhvillova një bashkëbisedim online me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Christian Danielsson.

Nënvizuam veçanërisht faktin, se pas çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian, duhet shtuar angazhimi për plotësimin e të gjitha detyrimeve të nevojshme në rrugën e anëtarësimit.

Po ashtu, biseduam edhe lidhur bashkëpunimit mes Shqipërisë e BE-së në luftën e përbashkët kundër COVID-19 dhe procesin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit 2019.

Komunikimi me BE-në në këto rrethana është i vazhdueshëm dhe përparimi drejt BE-së është i sigurt, sikurse fitorja jonë e përbashkët mbi pandeminë.