Kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun grek Mitsotakis lidhur me situatën e COVID-19.

Siç bën me dije faqja zyrtare e Kyriakos Mitsotakis, dy kryeministrat kanë biseduar sot në mesditë për masat kundër koronavirusit dhe politikat që duhen ndjekur për lehtësimin e masave mbrojtëse apo dhe ristabilizimin e qarkullimit mes dy vendeve.

Të dyja si Shqipëria dhe Greqia kanë si datë të fillimit të hapjes 4 majin dhe në mënyrë graduale.