Komisioni Evropian ka propozuar një paketë financiare në lidhje me krizën e shkaktuar nga Covid-19.
KE deklaron përmes një postimi në Twitter se 3 miliardë euro do të shkojnë në ndihmë të 10 vendeve.
Ndër vendet që përfiton është edhe Shqipëria e cila do të marrë 180 milionë euro, ndërsa Kosova 100 milionë euro.
”Ne propozojmë 3 miliardë euro ndihmë makro-financiare për të mbështetur dhjetë vendet fqinje në kufizimin e ndikimit ekonomik të pandemisë #coronavirus. BE qëndron në solidaritet me këto vende në një kohë krize të tillë,’‘ deklaron KE.





