Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka thënë se qeveria e tij planifikon që në gjysmën e dytë të majit të nisë lehtësimin e masave të izolimit, të ndërmarra për frenimin e pandemisë së koronavirusit.
Kufizimet do të lehtësohen ngadalë dhe gradualisht, tha Sanchez në një senacë parlamentare.
Spanja qëndron e izoluar prej 14 marsit ndërsa Sanchez pritet të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme deri më 9 maj.
Pas Shteteve të Bashkuara, Spanja ka numrin më të madh në botë të të infektuarve me koronavirus: mbi 204,000 ndersa 21,000 pacientë kanë vdekur.
Disa vende në Evropë kanë nisur këtë javë lehtësimin e masave të izolimit, përfshirë: Italinë, Austrinë, Gjermaninë, Danimarkën e të tjera.





