Pavarësisht se shifrat kanë shënuar ulje të ndjeshme në krahasim me javën e kaluar, një tjetër ditë tragjike për Francën, pasi në 24 orët e fundit, në vend u regjistruan 531 viktima të tjera si pasojë e Covid-19, ku në total janë 20,796 të vdekur.

Numri i të infektuarve është rritur me 2,667 brenda kësaj periudhe kohore ku gjithsej janë regjistruar 158,050 të prekur. Ndërkohë 39,181 persona kanë arritur të fitojnë betejën me Covid-19.

Aktualisht në gjendje serioze në terapi intensive në Francë janë 5,433 pacientë. Që prej fillimit të pandemisë në Francë janë kryer 463,662 teste.