Në 24 orët e fundit në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë 778 persona nga koronavirusi, duke e çuar numrin në 17 287 të vdekur në total.
Kjo është një rritje e madhe krahasuar me një ditë më parë kur numri i të vdekurve nga virusi i tmerrshëm ishte 429, pra 349 më shumë.
Edhe numri i të infektuarve është rritur duke shkuar 127 mijë persona.
Ndërkohë ditën e djeshme kryeministri Boris Johnson u shpreh se është mjaft i shqetësuar për një rikthim të dytë të mundshëm të virusit në Britaninë e Madhe.
Ai ka shprehur kujdesin maksimal përballë heqjes së masave të bllokimit në Britaninë e Madhe. Boris Johnson ditën e premte foli në lidhje me ‘lockdown’ me Dominic Raab, i cili që kur kryeministri u infektua me koronavirus kryen detyrat e tij.
Kujtojmë që në botë janë 2 505 489 të infektuar me koronavirus, nga të cilët 172,391 kanë ndërruar jetë dhe 659 633 janë shëruar.





