Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka bërë me dije se BE dhuron 20 000 teste për COVID-19 në vendin tonë.

Në një postim në Twitter, Soreca thekson që BE qëndron pranë Shqipërisë.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë.”