Turqia shpreson që “në bazë të vlerësimeve shkencore dhe ekspertëve” të ketë një “festë të dyfishtë” në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, në fund të muajit maj.
Kështu deklaroi Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan në të përditshmen qeveritare Sabah, duke pohuar se ekziston një evolucion pozitiv në kurbën e infeksionit nga koronavirusi dhe se nuk ka gjendje shqetësuese në spitalet e vendit dhe njësitë e kujdesit intensiv.
Për të dytën fundjavë radhazi, qeveria e Ankarasë ka vendosur një shtetrrethim total në luftën kundër pandemisë, e cila përfundoi në mesnatën e kaluar. Në Turqi aktualisht ka mbi 86 mijë raste dhe 2,017 viktima të Covid-19.





